Mon. Nov 25th, 2024

Vesa shpërthen ndaj banorit të Big Brother: Nuk je askund as me jetën personale as me…

Mbrëmjen e kalaur, gjatë një bisede me Julin, Graciano Tagani është shprehur se Vesa Smolica kishte një pëlqim për Romeon.

Gjatë kësaj bisede, dy banorët hodhën dyshime se kjo mund të jetë arsyeja që Heidi Baçi largoi nga shtëpia më e famshme në Shqipëri këngëtaren e njohur.

Lidhur me këtë deklaratë të balerinit, ish-banorja ka reaguar ashpër përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, duke i thënë që të mos komentojë atë por të merret me veten e tij, i cili nuk ka asgjë në vijë, si në jetën personale ashtu edhe në atë publike.

“Ky Graciano është shumë i fiksuar me mua. Më kanë thënë se kur ishte jashtë, veç për mua ka folur, për keq, njëlloj siç po bën edhe tani aty brenda”, shkruan Vesa.

“Po ec more përmirëso imazhin tënd që ke dh*, meqë hyre edhe njëherë në Big dhe mos na bëj tërr tërr, na lër rehat”, shton më tej ish-banorja.

Ajo ka përfunduar duke thënë se tani e ka kuptuar se paska qenë një faktor i madh në lojë, por që nuk e paska ditur.

“Paskam qenë një faktor i madh në lojën e Big-ut, ende më kanë në gojë. Shiko jetën tënde se nuk je askund, as në jetën personale dhe as në atë publike”.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *