Gazetarja Iva Tiço kurorëzoi dashurinë me partnerin gjerman, në një ceremoni të veçantë, ku pjesë e saj ishin familjarët, miqtë dhe kolegët.
Mirëpo, teksa në rrjet qarkulluan pamjet nga ceremonia, u përfol se Iva mund të ishte në pritje të ëmbël.
Komentet në videon që qarkulloi të Ivës dhe partnerit të saj duke prerë tortën, u mbushën me pyetje se mos Iva është shtatzënë. Por jo! Dhe këtë e ka zbuluar vetë Iva.
“Ka ngrënë ca si shumë ëmbëlsira në dy vitet e fundit dhe ndjehet aq mirë me veten sa nuk e sheh të arsyeshme të shtrëngohet me korse”, ishte kjo përgjigja e Ivës për ndjekësen, duke treguar në këtë mënyrë se fryrja e barkut ka ardhur vetëm nga konsumi i ëmbëlsirave.
- Anna Lika dhe Bjordi Mezini do të bëhen prindër
- Sara Hoxha reagon për ikjen e Gerti Bogdanit: E njoh dhimbjen e madhe që në këto raste të mbyt
- “Mirësia e la në hije në politikë, e vuante këtë fakt”, Arbër Çepani flet me lot në sy për Gert Bogdanin
- VIDEO/ Zbulohet emisioni ku Heidi Baci do jetë prezantuese
- VIDEO/ Saimir Kodra: Më ndaloi një patrullë policie, ja çfarë më thanë
- Arben Derhemi reagon pas lajmeve për divorcin: Po si ka mundësi që…