Fri. Nov 22nd, 2024

Ledjona merr mesazhin prekës nga i ati: Je krenaria ime, kam merak…

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i saj.

Në video-mesazh dërguar të bijës, babai i Ledjonës shprehet se është krenar që kjo e fundit ia doli të ruante qetësinë në gjatë lojës në BBVIP.

“Ledjona ti je krenaria ime. Të do babi shumë, kudo që ti ke qenë, ke shkëlqyer. Edhe në Big Brother shkëlqeve. Unë të shikoja derisa përfundonte emisioni, të ruaja, të shikoja dhe ta kisha merakun. Ti u solle shkëlqyer atje. Kudo që ke qenë babin ti nuk e ke shqetësuar për asnjë gjë, prandaj ti shiko një herë veten tendë, shiko vajzën, mos ki merak për neve, unë të mos e kem merakun për ty. Ti e di që babi bëhet merak. Pak të mos flas në telefon dhe them si është çupa, nuk kam folur, pyes mamin a ke folur, a ke folur ne telefon? E kam marrë thotë, mirë është. Ledjona bija e babait, ti e di qe unë juve ju kam pikë të dobët, ju dua shumë dhe ti babin e ke bërë krenar. Ju puth”, u shpreh ai në “S’e luan Topi”.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *