Mon. Nov 25th, 2024

‘Dramatik i qelbur, idiot’, Heidi shpërthen ndaj Romeos: Je komplet idiot, ti e ke fajin!

Heidi dhe Romeo u përballen me njëri-tjetrin spektaklin e mbrëmshëm të Big Brother VIP.

Pas përfundimit të spektaklit, të shtrirë në dhomën e gjumit, ata kanë komentuar situatën.

Romeo: Unë e nisa të thoja dy fjali, pastaj më pyeti Ledjoni, e filluam të akuzojmë njëri-tjetrin pastaj, se unë nuk doja që të debatonim.

Heidi: Unë u ktheva andej.

Romeo: Edhe unë po flisja me duart poshtë, ça të bëj

Heidi: Ti acarohesh, ti e humbe.

Romeo: Hajde moj ti, ti ishe e para që u përgjigje (Heidi qesh).

Heidi: Do fillojmë prap.

Romeo: Ti ishe…

Heidi: Ti e fillove, ‘unë nuk po qesh më e’, ‘jam keq’, ‘jam i shkatërruar nga brenda.’.. dramatik i qelbur, idiot. (Romeo qesh).

Romeo: Çfarë më the dramatik i qelbur?

Heidi: Je komplet idiot, ti e ke të gjithë fajin.

Romeo: Pse? Ej Zot keq të flasësh, keq të mos flasësh. Kur nuk flas thonë pse nuk flet…

Heidi: Ti ke probleme. Ti e ke fajin.

Romeo: Ti mund të kishe folur ndryshe dje kur të pyeti Ledjoni dhe unë nuk do nxehesha. Kushedi çfarë ke thënë ti e para.

Heidi: E vërteta është që unë i bëj pyetje dhe ky nxehet, kaq. Me ato tripet e tua të poshtra, je pa lidhje.

Romeo: S’jam për lidhje unë.

Heidi: Mendo çfarë të duash. Sot me të vërtetë që unë u lëndova shumë me atë që the. Nuk të besoj më, e mbylle.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *