Aktori Ermal Mamaqi, i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News” ka rrëfyer një situatë të sikletshme që i ka ndodhur në aeroportin e Zvicrës bashkë me partneren e tij Amarda Toskën dhe fëmijët e tyre.
Ester Bylyku: Cili ka qenë momenti më i vështirë që ke kaluar me djalin tënd, Joelin, gjatë xhirimeve të filmit “2 Gisht Mjaltë”?
Ermal Mamaqi: Gjatë xhirimeve nuk kemi pasur, por mund të them një pas xhirimeve. Në film kemi përdorur një pistoletë lodër, që duket si e vërtetë. Joeli më kërkoi ta merrte me vete kur po kthehej në Shqipëri, dhe e lejova. Në aeroport ia gjejnë, dhe kanë ndaluar Amin së bashku me dy fëmijët. I kanë mbajtur 3 orë duke i pyetur dhe duke u sqaruar. Si përfundim, i lanë të lirë, por morëm 1200 franga gjobë, sepse nuk lejohet që në aeroport të kesh asgjë që ngjan me armë, edhe nëse ato janë lodra.
- Temperaturat deri në…, ja si pritet të jetë moti sot
- VIDEO/ “Nuk e trajtoj veten si lopë”, Olta Gixhari shpërthen ndaj ndjekësve: Nuk kuptuat 100 ditë, jo më…
- Foto/ Olta Gixhari “i vë flakën” plazhit
- Foto/ Bebe Rexha takon Vjosa Osmanin: 24 orët e para në Kosovë ishin një ëndërr!
- Video/ Egla Ceno e pranon më në fund: E fitova Big Brother sepse Ledion Liço…
- Video/ “Në çdo vend më mungon ti”, Agron Llakaj bën postimin e ndjerë për bashkëshorten: Malli po më shqyen…