Opinionisti Arbër Hajdari e ka konsideruar provokim të Ilnisës debatin mes saj dhe Erjolës, i cili nga ngritja e zërit për disa pika vaji, denigroi në sharje dhe ofendime.
Arbri: Ilinsa duke ditur temperamentin që ka Erjola bëri një provokim dhe e nisi nga tigani dhe deri në momentin kur ishte ulur dhe filloi të fliste për çadra pistoletë, thika me helm dhe tavolinë.
Ilnisa: Kush e bëri këtë? Kjo situatë me Erjolën ka ardhur si rezultati I një debati të disa ditëve më parë…
Arbri: E provokove apo se provokove?
Ilnisa: Nëse e keni parë situatën në ditët e mëparshme, unë as nuk kam folur as nuk kam reaguar për gjërat që ajo vajzë ka folur dhe ka bërë në ditët më përpara. Mua më sulmojnë në çdo moment të ditës dhe mezi presin raste të tilla që t’u dalin tekat e veta.
Arbri: Është e vërtetë që ky diskutimi juaj ka nisur që ditë më parë, por degradimi nisi sepse ti e provokove. Duke ditur shumë mirë, shkove dhe I re me tigan dhe kur të binte ndonjë pikë që Erjola e kishte mbushur me vaji si kur po skuqte patate dukej sikur ti po sulmoheshe me plumba. Për mua degradimin e këtij diskutimi e bëre ti dhe përfundoi me Erjolën reagimi i të cilës mu duk pak i tepruar.
Ilnisa: Nuk është hera e parë. Reagimet emocionale që Erjola i kanë në mënyrë të përsëritshme në shtëpi të bëjnë ty ta justifikosh atëherë unë nuk po flas fare. Kjo nuk është hera e parë…
Arbri: Ilnisa, ne mund të merremi edhe me detaje nëse do. Ti e kishe pllakën në krah të majt bosh dhe nuk u spostove.
Ilnisa: Unë e kisha vënë atje e para tiganin, pse duhej të shmangesha?
Arbri: Ti nuk doje ta shmangie këtë sherr dhe e bëre.
Erjola: Kjo dhe e dyta, unë mora edhe kapakun Arbër, dogja edhe duart e mija me qëllim që zonjushës të mos i binte një pikë vaji.
Arbri: Kam një sygjerim për të dy vajzat. Ju lutem mos i ekzagjeroni situatat deri në këtë farë pike. Robi edhe mund të tërhiqet, të thotë edhe më fal për etikë. Ose të thotë që na u desh ky sherr dhe e bëmë.
- Thanë se ishte shtatzënë, reagon për herë të parë Artjola Toska
- VIDEO/ “Më vjen keq që u largua, por bukur është kur je e pazëvendësueshme”, Einxhel Shkira thumbon Heidi Bacin?
- VIDEO/ Heidi Baci thyen rekordin, zbuloni për çfarë bëhet fjalë
- 1 vit pa babain, Alketa Vejsiu tregon 10 mësimet e marra: Më mësove të jem e fortë, por jam lodhur…
- Meri Shehu bën parashikimin: Ja kush do të fitojë në zgjedhjet në SHBA
- Jonida Vokshi shpërthen në lot: Këtë dhe çdo dalje timen, ja dedikoj engjëllit tim