Wed. Dec 4th, 2024

"She waits for me awake", Arbër Hajdari talks about the girl: I blamed myself because...

Opinionisti i Big Brother VIP, Arbër Hajdari, i ftuar në “Wake Up” tha se kishte një lloj hezitimi para se ta pranonte ftesën për sezonin e tretë të reality show-t, pasi ndihej në faj, sepse do qëndrojë për një kohë të gjatë larg vajzës së sapolindur.

“Angazhimi në ‘Big Brother VIP 3’ është goxha e vështirë, kërkon që pjesë të mirë të kohës t’ja dedikosh këtij programi jo vetëm kur je në transmetim, por dhe jashtë tij, për të ndjekur situatat, dinamikat, sidomos në këtë Big që 23 ditë më duken si 3 ditë për shkak të dinamikave dhe debateve. Përpara se të pranoja ftesën si opinionist i BBV kisha një lloj tundimi për të marrë pjesë në program sepse të gjithë ata që janë bërë prindër, të duket sikur po fajëson veten, për një pjesë të madhe të kohës që ti duhet të jesh larg fëmijës e bashkëshortes, që për hir të vërtetës ka vërtet nevojë për prezencën e burrit të saj në shtëpi. Vajzën e kam nga ato që nuk duan të flenë, kështu që më pret pas spektaklit të BBV”, tha opinionisti i njohur.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *