Erion Teli, ish-shefi për Marrëdhëniet me Publikun në Oborrin Mbretëror foli në një intervistë për “Canapé” rreth divorcit të bujshëm të Elia Zaharias dhe Princ Lekës.
Teli thotë se Princesha Geraldinë frikësohet se mos i marrin babanë dhe nuk lejon njeri që t’i afrohet për ta takuar.
Erion Teli: Ka qenë shumë e vështirë marrëdhënia me vajzën, me Princeshën sepse ajo në mënyrë absolute nuk do që ta ndajë babanë e saj me ne. Sa herë që ne i afrohemi Princit Leka për ta takuar ose për ta përshëndetur, aty ku është Princesha Geraldinë ajo qan dhe kërkon patjetër me insistim të largohemi me frikën se mos ia marrim babanë.
Si arsye për divorcin është aluduar marrëdhënia e re e Princit me fotografen Blerta Celibashi. Teli ritheksoi që raporti ka nisur një muaj e gjysmë më parë, ndërsa martesa ka marrë fund para një viti e gjysmë. Ai ndau opinionin e tij personal për arsyen e divorcit mes çiftit dhe tha se karriera e Elia Zaharias mund të ketë qenë një shkak i mundshëm.
Erion Teli: Unë besoj, ky është opinioni im personal, nuk mund të them gjë zyrtare, është opinioni im personal që karriera e zonjës Zaharia ka qenë një moment që ka sjellë mungesën e saj në detyrat që ka pasur si ish-Princesha shqiptare. Karriera e saj si aktore. Dhe të gjithë kemi qenë pranë oborrit mbretëror kemi shpresuar që të kemi një Grace tjetër, një princeshë Grace që ka qenë e Monakos, pati një ‘boom’ në karrierën e saj artistike, ajo vendosi që të mbante rolin që tashmë kishte si Princesha e Monakos. Zonja Elia Zaharia për një moment, mund të ketë shumë arsye, duke e njohur personalisht është shpirt i lirë, nuk mund ta akuzoj për asgjë. Është njeri artist në kuptimin e plotë të fjalës, bija e një artisteje të madhe shqiptare që është Yllka Mujo, ndoshta ky ka qenë, besoj, fillimi i çarjes së tyre. Zonja Zaharia siç thashë, është një shpirt i lirë, është shumë zor si artiste që të jetojë në ato katrorë që do një anëtar i familjes mbretërore. Kjo e ka bërë që ajo të mungojë shpesh në takime protokollare, jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe jashtë Shqipërisë, presioni shtohet nga të gjitha krahët. Unë besoj shumë, nuk mund të konfirmoj, nuk mund të them asgjë zyrtarisht, është opinioni im personal që ka qenë krisja e tyre në martesë, pastaj kuptohet, gjërat kanë filluar të rëndohen me kalimin e kohës.
- FOTO/ Ingrit Gjoni publikon foton e bukur familjare
- FOTO/ Ish-konkurenti i ‘Përputhen’ bën publike lidhjen e tij të re
- VIDEO/ Ky detaj tregoi se Romeo dhe Heidi nuk qenkan ndarë
- Kiara Tito nis provat për “Portokalli”, komenti i Luizit merr gjithë vëmendjen e fansave
- Shtrëngata dhe shkarkesa elektrike, ja si parashikohet moti sot
- “Moment pozitiv për dashurinë”, 3 shenjat me fat për sot