Aktori Salsano Rrapi ishte i ftuar sot në emisionin “Abc e Mëngjesit”, ku rrëfeu për publikun ndjesitë e daljes së parë në skenë dhe rrugëtimin e tij në “Portokalli”.
“Unë jam ngjitur për herë të parë në teatrin “Skampa” me një shfaqje të Leonard Bombaj, ka qenë para vitit ’97. Në 2001 kam qenë në shfaqjen “Lotaria Amerikane”, të shkruar nga Edi Oga, e cila në atë kohë konsiderohej si “Big Brother” sot. Unë kam 17 vite në “Portokalli”. Nga ana njerëzore unë nuk bëj asgjë për ta mbajtur vendin. Nga ana profesionale, është e vështirë, pasi jo të gjithë aktorët mund të bëhen moderatorë. Madje, para se të ikte Altin Basha, më tha që në qoftë se gjej një moderator më të mirë se ty do të të zëvendësoj, ndërsa unë i thashë dhe unë do të të zëvendësoj në rast se gjej regjisor më të mirë se ty”, u shpreh aktori.
- VIDEO/ Ç’po ndodh? Luiz Ejlli fotografohet me Eduart Grishajn
- VIDEO/ Xhilda i zbulon ‘sekretin’, Heidi ka një mesazh për moderatoret e “Goca dhe Gra”
- VIDEO/ Kiara Tito ngatërrohet përpara se të futet në skenën e “Portokallisë”, ja çfarë ndodhi
- VIDEO/ Promoja e “BBV4” është një kunjë për Arbana Osmanin?
- Dashuria dhe puna/ “Sot do të jesh mes dy zjarreve”, Horoskopi i datës 9 Dhjetor
- VIDEO/ “Je për t’u përzënë nga studio”, Françeska Murati i kthehet konkurrentes