Çfarë nuk u tha për marrëdhënien e Arbana Osmanit me Ledion Liçon, me motrat Hoxha apo edhe me vetë Top Channel-in.
Por mesa duket dje në mbrëmje moderatorja ka qenë e pranishme në ditëlindjen e Sara Hoxhës.
Ajo nuk ka bërë ndonjë urim special, apo diçka që të tregojë se ka qenë e pranishme në festën e organizuar, por një video që postoi e “tradhtoi”.
Moderatorja ka postuar një video të Xhemi Shehut dhe Valbona Selimllarit, ku shihet ambienti i cili është fiks si ai ku festoi ditëlindjen Sara.
Megjithatë, Arbana e tregoi para se Big Brother të niste, se nuk kishte asnjë hatërmbetje me prezantuesin e këtij viti dhe i uroi suksese.
“Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite me rradhë. Përjetë falenderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim te unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sares me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me rradhe duke bërë bashkë gjithë familjen.
Shume suksese sonte mikut tim te vjeter @mr.ledionlico i dhe gocave te mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you’ll do great, as alëays:) E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për te gjithë vleresimin dhe dashamiresinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua ❤️”, shkruante Arbana.
- Luiz Ejlli reagon pas kritikave për këngët e tij
- Luizi dhe Kiara do të drejtojnë BBV? Zbulohen detaje
- Policia e kërkon, Stresi e sfidon me foto, ja ku ndodhet
- Foto/ Blero “kapet mat” me ish-të dashurën
- Rikthehet vala e të nxehtit, ja si do të jenë temperaturat sot
- Foto/ Justin Bieber dhe Hailey Bieber bëhen prindër për herë të parë