Megi Pojani deklaroi sot se, molla në “Përputhen” ka një çmim prej 20 mijë eurosh.
“Ka ardhur momenti që ne të thyejmë misterin më të madh. E mbani mend mollën?! Askush deri tani nuk e ka gjetur, se çfarë është përmbajtja e mollës. Ajo përfaqëson mëkatin, tundimin dhe në këtë formë ka ardhur edhe në “Përputhen”, sepse konkurrentët që ne kemi, vajzat përballë djemve, në momentin që do deklarohen për të krijuar një çift, do të vendosen përballë një zgjedhjeje. Molla ka çmimin prej 20 mijë eurosh dhe kjo i vendos vajzat në pozitën për të zgjedhur paratë apo dashurinë“, tha Megi.
“E kemi provuar dashurinë s’na eci, kështuqë vazhdojmë te lekët”, tha Inisa.
Ndërsa Alba tha: “Të paktën mos dilni prap tek unë materialiste, se po e shfaqni edhe veten dita-ditës. Çdokush do t’i marrë paratë. Unë për vete s’kam rënë ende në dashuri”.
“Ata po vdesin për vete me i zgjedh ato, po nejse”, tha Gabirela, duke iu referuar djemve.
- Nisin përgatitjet për Big Brother VIP 4? Ja çfarë poston Sara Hoxha
- Ndjekësja i thotë se kopjon Heidin, ja si i përgjigjet Vesa Smolica
- Video/ A flet me Orin dhe Arbërin? Ja si përgjigjet Jul Deda
- FOTO/ Jonida Maliqi publikon foto me djalin në plazh, shikoni sa është rritur
- Video/ Alba Pollozhani bën deklaratën e fortë: Unë jam VIP…
- Foto/ Ueda dhe Arlindi bëhen prindër për herë të parë, zbulohet emri i bebushes