Fri. Nov 22nd, 2024

Ledjona tha se e ka xhan, ish-bashkëshorti e quan mashtruese, reagon shoqja e gazetares

Disa ditë më parë, gazetarja Ledjona Xheladinaj foli me banorët e Big Brother VIP për raportin me ish-partnerin.

Ledjona u shpreh, se e ka xhan babain e vajzës së saj, pasi kur kanë qenë bashkë kanë kaluar momente të bukura.

“Patjetër që e kam xhan babain e vajzës, kam kaluar momentet më të bukura. Është babai i fëmijës tim, asnjëherë nuk e kam menduar, kemi edhe komunikim për vajzë. Është me dikë tjetër, ka krijuar jetën e vet. Kjo është e rëndësishme për fëmijën. Sido që të jetë puna nuk mund t’i mohosh babain ose nënën”, tha gazetarja.

Mirëpo ish-partneri i saj ka reaguar dhe i ka hedhur poshtë pretendimet e Ledjonës, duke e quajtur mashtruese.

Mesazhi i ish-partnerit të Ledjonës

Gazetarja Jonida Mukaj, mikja më e afërt e Ledjonës dhe familjes së saj, ka zbuluar se si qëndron e vërteta e komentit të ish-bashkëshortit të banores së BBV.

“Ky është i ati i vajzës së Ledionës. Kjo është një histori dhe marrëdhënie e përfunduar më shumë se 10 vite më parë, sot vajza është 12 vjeçe. Jam e shqetësuar nga statusi, nga e gjithë arroganca dhe e pavërteta që ka shkruar personi aty. Nuk është asgjë e vërtetë aty. Familjarët e Ledionës kanë kontaktuar dje. Familjarët e zotërisë që ka komentuar gëzojnë shumë respekt për Ledjonën. Vajza ikën tek familja e ish-bashkëshortit të Ledionës sa herë që kanë festë e gëzim. Fakti që ai zotëri ka krijuar një jetë tjetër, është apo jo zonja në fjalë që as nuk e njohim se kush është, që e pengon ndoshta për iu afruar së bijës apo është vajza ajo që refuzon nuk është në përgjegjësinë e Ledionës”, tha Jonida Mukaj në emisionin “Ftesë në 5”.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *