Tue. Nov 26th, 2024

“Prej katër vitesh jam i martuar”, konkurrenti i “Përputhen” habit studion: I ka bërë gjithë të këqijat

Konkurrenti i Për’puthen, Xhebro zbuloi gjatë takimit me Gabrielën, se është babai i një vajze dhe se prej katër vitesh është i martuar.

Ai tregoi se ka pasur një lidhje me ish-partneren prej katër vitesh, gjatë kohës së cilës ka ardhur në jetë edhe edhe vogëlushja e tyre.

25-vjeçari u shpreh se gjërat nuk shkonin mirë mes tyre dhe prej disa javësh janë të ndarë fizikisht por me letra ende është i martuar.

Buçi: Bëj kujdes me çfarëdolloj femre që të del përpara.

Kastro Zizo: Unë me sa po kuptoj është një tradhti.

Xhebro: Nuk ka qenë tradhti.

Kasto Zizo: O si ka mundësi që të flasësh keq për ish-in nëse nuk të ka tradhtuar?

Xhebro: Ajo i ka bërë gjithë të këqijat, por nuk ka tradhtuar. Unë katër vjet kam bërë luftë që mos të ndahem. Nga 10 pika, nëntë i kishte të këqija dhe një e kishte të mirë, që nuk tradhtonte. Unë njëkohësisht nuk po them që ajo nuk është një nënë e mirë. Marrëdhënia nuk ecën, kështu që katër vjet për mua ishin shumë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *