Sat. Sep 21st, 2024

Paratë, dashuria, shëndeti/ Horoskopi për të gjitha shenjat për 2024-n

Astrologia Meri Shehu ka publikuar në rrjetet sociale horoskopin për vitin 2024.

12. SHIGJETARI

Duke e ditur që planeti udhëheqës i Shigjetarit kalon përballë shenjës së tij, në Binjakë, Shigjetarit i jepet ky pozicion. Dhe Shigjetarët nga fluturimet nëpër avion, duhet të ulen me këmbë në tokë në 2024-ën, të pozicionohen mirë dhe mbase të kenë rregulluar mirë planet dhe projektet e tyre, mund të fillojnë bashkëpunime të fuqishme, nga qershori e tutje.

-Paratë

Duhet të stabilizojnë planet dhe projektet e tyre. Do punojnë shumë fort Shigjetarët, për të arritur një rendiment të mirë ekonomik. Madje dhe viti 2024 fillon me shumë planet në Shigjetar, me Mërkurin e kundërt në Shigjetar, edhe me Marsin që takohet me Mërkurin, pra është një vit që edhe i pengon edhe i nxiton. Kështu që shumë Shigjetarë do punojnë fort deri në mesin e vitit, për të arritur një stabilitet ekonomik sepse nuk e fillojnë mirë ekonomikisht vitin.

-Dashuria

Në dashuri duket të kemi parasysh martesat këtë vit të Shigjetarëve, të cilat mbas mesit të qershorit e tutje, rrezikojnë deri në ato martesa që nuk e kanë gjetur ekuilibrin dhe për gjëra shumë sipërfaqësore, mund të shkojnë deri në shkatërrim. Por mund të kemi edhe martesa të cilat nuk do të kenë një bazë të fortë, thjesht do martohen sepse kështu ndodhi për momentin, pa u thelluar si duhet. Pra, këtu mund të kemi një paqartësi në lidhje me çështjet martesore.

-Shëndeti

Me shëndetin kanë projekte të mira, ndjehen mirë fizikisht dhe nuk do të jetë kjo një pikë e dobët për Shigjetarët.

11. GAFORRJA

Gaforret kanë një vit që do qëndrojnë pak në prapaskenë, ose do t’u eci më mirë nëse do të jenë në prapaskenë. Megjithatë, fuqinë do ta marrin deri në mes të qershorit, atë publicitetin dhe mbështetjen e miqve dhe të shokëve, por pastaj do t’u duhet të kthehen shumë në veten e tyre dhe të punojnë në fshehtësi. Vetëm nëse do të punojnë shumë në fshehtësi, do të shikojmë që Gaforret mund të parapërgatiten për një vit të ardhshëm, 2025-a, të fuqishëm, kur futet Jupiteri në Gaforre. Por ky vit tregon që Gaforret duhet të merren shumë me çështjet e karrierës dhe familjes, kryesisht me çështjen e karrierës. Eklipset e mëdha, në datën 8 prill dhe në 2 tetor, do jenë pika kulminante që do vendosin për ecurinë e karrierës së Gaforreve dhe këto eklipse janë shumë të fuqishme. Por besoj që Gaforret duhet këtë vit, të largojnë ndjeshmëritë e paqarta ose dobësitë që kanë pasur nga fëmijëria. Domethënë, ato problematika që kanë pasur nga fëmijëria, do përpiqen t’i çlirojnë njëherë e mirë gjatë periudhës së këtij viti.

-Paratë

Nuk flitet këtë vit për para të rëndësishme për Gaforret, se këta parapërgatiten për një vit ekonomik vitin tjetër, mbas 2 viteve të paktën, nuk flitet. Është një situatë që edhe nëse ata bëjnë para, kjo gjë nuk do merret vesh. Pra nuk deklarohet çështja ekonomike, nuk është ajo pjesë që do të duket fuqishëm tek Gaforret.

-Dashuria

Në lidhje me dashurinë do flitet për çështje familjare dhe karriere. Më shumë do jetë karriera ajo që do të jetë preokupimi i tyre kryesorë, por në çështjet familjare do ruajnë atë bazën shpirtërore në marrëdhëniet ekzistuese. Nuk flasim për martesa të rëndësishme.

-Shëndeti

Në anën shëndetësore, duhet të kenë kujdes për pjestarët e tjerë të familjes. Ata që mund të jenë më të mëdhenj në moshë ose këta kanë marrë përsipër të kujdesen për ta. Diagonalja karrierë-familje, tregon që Gaforret do jenë më shumë në vëmendje të njerëzve të tyre të afërt. Nuk do të jetë një vit që do t’i prekë personalisht ata.

10. DASHI

Ky do jetë një vit i Dashëve fatlum ose i një Dashi që mund të quhet fëmijë me fat ose si të them, një fëmijë me fat sepse fillon diçka nga e para, shumë të fuqishme. Ndodh një eklips shumë i fuqishëm në Dash, në lidhjen veriore të Hënës, që është karma, në datën 8 prill. Ky do të jetë një eklips kaq i fuqishëm, sa do të errësohet komplet dita. Kemi një rilindje dhe mundësi të madhe që shumë Dash të shpalosin veten, talentet, individualitetin e vetë dhe shumë gjëra të tilla. Por do kemi në periudhën e gjysmës së parë të vitit, edhe një çështje të rëndësishme ekonomike, e cila do marrë një kthesë të papritur. Shumë Dash do t’ju duhet të modernizohen ose të gjejnë një mënyrë të re ekonomike. Nëse nuk e gjejnë këtë, atëherë do komplikohen shumë më tepër aspektet e tyre ekonomike. Por, për të marrë më shumë publicitet, për të dalë më shumë në pah dhe për të shprehur idetë, duhet të presin pas mesit të qershorit. Data 8 prill dhe data 2 tetor, me eklipset e fuqishme në diagonalen Dash-Peshore, tregon se sa i rëndësishëm do të jetë ky vit qoftë në karrierë, qoftë në jetën personale. Do ndodhin gjëra jashtë mase të rëndësishme.

-Paratë

Nga ana ekonomike është një vit që do vendosin patjetër një bazë të rëndësishme, por krejtësisht të ndryshme nga ajo që kanë bërë deri tani.

-Dashuria

Në dashuri, ky nuk është një vit erotik jashtë mase i madh sesa është një vit që ka të bëjë për individualitetin e tyre. Nxjerrë në pah talentin dhe punën e tyre, i rilind ata. Akoma nuk kemi vajtur tek faza kur ata mund të krijojnë familje. Do dhe nja 2 vjet për ata që nuk e kanë krijuar. Për ata që e kanë krijuar, diagonalja shtëpi-karrierë, është shumë e rëndësishme për ta.

-Shëndeti

Nuk konsiston në problematika të konsiderueshme, që mund të themi: “Duhet të kemi kujdes”. Thjesht mos të lodhen më shumë seç duhet.

9. PESHQIT

Ky vit mund të quhet një vit pak i dhembshur për Peshqit ose që do kalojnë disa dhimbje shpirtërore, disa trauma sepse Saturni është në shenjën e tyre. Kur ke Saturnin në shenjën tënde, ngaqë është shumë i ashpër, mund të të vërë pranë sprovave personale të vështira. Por me anë të përvojës, Peshqit do ia dalin. Peshqit kanë Neptunin në shenjën e tyre dhe mund t’i japin magji dhe art personalitetit të tyre. Por Jupiteri në Binjakë mbas qershorit, do t’ju japë përparësi.

-Paratë

Përsa i përket parave, do vënë prona. Do blejnë prona, mund të blejnë shtëpi, mund të investojnë në një biznes.

-Dashuria

Përsa i përket dashurisë, Peshqit janë gjithmonë tipa erotikë, nuk i ka munguar asnjëherë kjo pjesë, por do të jenë me shumë rregulla. Si të themi, jeta do t’jua sjellë me pikatore marrëdhëniet erotike sepse kemi një kontrollor të fort cilësie në shenjën e tyre, siç është Saturni dhe aty ka shumë rregulla. Do synojn një qëllim që të martohen ose të gjej një lidhje shumë stabël dhe të qëndrueshme.

-Shëndeti

Nuk ka problematika të fuqishme, por këto lidhjet armike, eklipset në shtëpinë e 12 dhe të 6 mund ta tronditin pak psikologjinë e Peshqve. Kjo mund të sjellë edhe probleme shëndetësore rreth muajve prill e tetor.

8. AKREPI

Akrepët janë në këtë pozicion sepse Akrepët duhet të gjejnë një mënyrë të re moderne, krejtësisht parësore ose që nuk e kanë bërë ndonjëherë në bashkëpunime ose në bashkime me një partnerë. Gjatë gjysmës së parë të vitit, Urani dhe Jupiteri përballë shenjës së tyre kërkon një partneritet në mënyrë të re. Nëse deri tani nuk kanë pasur sukses në çift ose në një marrëdhënie, duhet të gjejnë një mënyrë të re për t’ju afruar një partneri ose një lidhjeje, për ta bërë atë të funksionojë. Ky vit fillon me dëshirën e madhe të Akrepëve për t’u çiftëzuar. Do kenë sukses të fuqishëm.

-Paratë

Është një vit bashkëpunimesh shumë i rëndësishëm, por gjithmonë nëse kuptojnë tendencën e prototipit të ri. Ky është fokusi i Akrepit këtë vit. Një prototip, diçka e re, në mënyrën se si e afrojnë një partnerë pune ose një partnerë jete. Duhet të ndryshojnë komplet stil jetese.

-Dashuria

Përsa i përket dashurisë, Akrepët do kërkojnë një lidhje të qëndrueshme. Nuk do duan që viti 2024, për ata që nuk janë lidhur, t’i lërë në ato pikëpyetjet që “pse s’u lidha, pse nuk më eci ose jam në një marrëdhënie dhe pse kjo marrëdhënie nuk po funksionon”. Pra e gjithë tendenca do të jetë si ta zgjidhin këtë ekuacion të mbarëvajtjes së tyre në çift. Këtu do të gjendet një mënyrë e re afrimi ose stabilizimi në çift. Në datën 18 shtator Hëna e plotë në Peshk mund të jetë faza romantike për të gjithë Akrepët.

-Shëndeti

Akrepët do merren shumë në fushën shpirtërore. Por nga ana shëndetësore do kenë kujdes në mars, prill madje dhe në tetor, nga lodhjet e tepërta të punëve të ndryshme që mund të bëjnë.

7. BRICJAPI

Bricjapët vetë do të duhet të vrapojnë shumë. Ata janë shenjë e organizuar, por puna dhe shëndeti do të jenë dy nga kriteret kryesore që do kenë shumë kujdes. Gjysma e parë e vitit i fut në një kaos personal të fuqishëm. Çështja është tek eklipset, data 8 prill – 2 tetor, që i prek direkt në diagonalen e karrierës dhe të familjes. Duhet të kenë shumë kujdes në ngritjen në karrierë, pozicionimet, çështjet familjare dhe madje nëpër çështjet e shtëpisë, mund të kenë edhe grindje e sherre të mëdha, gjatë vitit 2024. Kështu që këtë zjarr që ata do të kenë në çështjet familjare sidomos rreth 8 prillit edhe 2 tetorit, duhet të dinë ta menaxhojnë mirë. Kjo do të jetë pika e dobët e Bricjapëve.

-Paratë

Paratë e Bricjapëve, si shenjë toke, në gjysmën e parë të vitit do jenë mirë, pastaj do t’ju duhet shumë punë për të arritur dhe për të realizuar gjërat.

-Dashuria

Gjysma e parë e vitit do jetë komplet në sqarimin e jetës së tyre personale.

-Shëndeti

Shëndeti, do jenë shumë në vrap, në maratonë. Në gjysmës e dytë të vitit do rendin dhe do duhet të kenë kujdes nxitimin dhe çështjet shëndetësore. Mbas qershorit e tutje, kjo do jetë pika delikate e tyre.

6. LUANI

Më intelektualët, më filozofët, që do të bëjnë një master të fuqishëm këtë vit, janë kryesisht Luanët, por dhe ata që do merren me karrierën dhe një ndryshim të madh pune. Mbas kësaj ata do të jenë me udhëtime. Do të udhëtojnë mbas qershorit, do vihen në lëvizje, do japin mësime, do bëhen profesorë, do merren me një master, do japin ide të reja. Gjysmën e parë të vitit e kanë të fokusuar vetëm në çështje të karrierës dhe të ndryshimit të punëve të tyre. Ky vit do ndahet në karrierë, synime për të mbërritur më lartë. Por pastaj edhe në punë intelektuale dhe arritje të një pune në grup, ku do kenë shumë sukses, që do marrë më shumë forma të mira dhe do jenë shumë të specifikuara, sidomos në tetor mund të kenë një sukses shumë të madh në këtë drejtim.

-Paratë

Përpara sa ata do të kenë një ndryshim të madh karriere, do kenë edhe një stimul të madh ekonomik.

-Dashuria

Nuk mund të themi që ky është një vit i favorshëm në çështjet erotike të Luanëve. Ka të bëjë më shumë me punë intelektuale e me ngritje në karrierë.

-Shëndeti

Duhet të kenë parasysh këtë eklipsin hënor në datën 18 shtator, që mund t’i lërë pak pas dore ose mund t’i bëjë pak të lodhur psikologjikisht.

5. VIRGJERESHA

Herë do t’ju pranojnë sikur jeni shumë të arritura, herë nuk do ta marrin fare parasysh se kush jeni ju. Domethënë kjo dilemë, njëherë jeni lart, njëherë s’jeni lart, ndodh për shkak të takimit të Jupiterit dhe Uranit në Dem dhe ndoshta ju do ta ndjeni këtë. Virgjëreshat do ta kenë një vit të lehtë përsa i përket udhëtimeve, kontakteve me jashtë, por mund të kenë edhe tendenca të fuqishme karriere ose stimulimi përsa i përket njohjeve të tyre me njerëz të rëndësishëm.

-Paratë

Me futjen e Jupiterit në Binjakë mbas qershorit, do marrin një performancë, do zhvillojnë më shumë anën e tyre ekonomike, të biznesit. Ky do jetë një vit ekonomik për Virgjëreshat. Një vit investimi dhe do arrijnë shumë ngritje të larta edhe për çështje që kanë të bëjnë me studime jashtë vendit dhe talente, por që i zhvillojnë jashtë terrenit të tyre. Nuk duhet të jenë shumë strikt. Kjo mund të bëhet bazë e gabimeve. Në qoftë se gabojnë edhe mund të mësojnë. Do të jetë një vit ku ata do të investojnë, por fillimisht duhet të zgjidhin çështjet e jetës personale.

-Dashuria

Do keni një hapësirë jo to qartë rreth muajve të parë të vitit, por aty do kuptojnë se kush është ajo që duan më shumë edhe në jetën personale.

-Shëndeti

Nga ana shëndetësore Virgjëreshat kanë gjithmonë ato praktikat e tyre shumë të fuqishme të mirëmbajtjes, por nuk është një vit që tregon dobësi në çështjet shëndetësore.

4. DEMI

Demi është një nga shenjat që mban stafetën deri tani sepse është Jupiteri akoma në gjysmën e parë të vitit në shenjën e tyre. Ata do të vazhdojnë të merren me jetën personale, me jetën e tyre, me ndryshimet e tyre, me gjërat që ata duan deri në qershor dhe pastaj baza e këtij viti do të jetë thellësisht ekonomik.

-Paratë

Demët, megjithëse e fillojnë vitin me disa shpenzime ose paqartësi ekonomike dhe paqartësi në jetën personale, përsëri do të arrijnë që këtë vit të stabilizojnë shumë gjëra pozitive në jetën e tyre, kryesisht me bazë ekonomike. Aty do të jen më të fokusuar për Demët, nga qershori e tutje. Është një nga vitet që do t’i japë më shumë mundësi për të organizuar anët e tyre ekonomike.

-Dashuria

Gjysma e parë e vitit do merret kryesisht me jetën e tyre personale dhe ata do të duan të stabilizohen në fushën e ndjenjave. Do merren shumë me veten për të parë se çfarë ndryshimi i madh po vjen. Demët për mirë apo për keq, këtë vit ndryshojnë. Ndryshojnë aq shumë sa mund të surprizohen me veten, s’do ta dinë ku janë në momente të caktuara ose çfarë po bëjnë. Pikërisht, ky shpërqendrim duhet pasur kujdes.

-Shëndeti

Nuk është ndonjë vit që ka problematika të forta shëndetësore, eklipset i kapin në pozicione të vështira, kështu që për Demët që kanë probleme, mund t’ju japin probleme në muajt prill-tetor.

3. UJORI

Ky është një vit kaq i fuqishëm në ngritje në lartësi të mëdha për Ujorët, sa në fund të vitit ata nuk do të njohin më as veten e tyre nga ndryshimet e mëdha që do bëhen. Do bëhen ndryshime në planin personale, në planin ekonomik dhe ato të udhëtimeve. Futet Plutoni në shenjën e Ujorit këtë vit dhe Plutoni sjellë pasuri, përveçse ndryshimeve të mëdha në njohjen e vetvetes.

-Paratë

Këtë vit, shumë Ujorë do blenë shtëpi ose do jenë të mbrojtur në aspektin familjar. Vetëm se duhet të menaxhojnë mirë anën ekomomike ose duhet të dinë, që e gjithë kjo pasuri që do t’ju vijë nga Plutoni, si do ta investojnë, si do ta menaxhojnë dhe si do ta shpenzojnë.

-Dashuria

Është një vit shumë i madh. Eshtë viti më erotik. Nga të gjitha shenjat, viti më erotik është për Ujorët. Sepse Jupiteri në Binjakë, jep shanse të panumërta dhe i rigjeneron nga ana erotike më shumë se çdo shenjë tjetër.

-Shëndeti

Nuk kanë problematika sepse shndërrohen thellësisht në jetën e tyre dhe rigjenerohen. Plutoni është regjenerues.

2. PESHORJA

Ky është një vit fantastik për Peshoret! Gjithë eklipset më të mëdha të këtij viti dhe gjithë astrologët e botës merren shumë me eklipset që do ndodhin në diagonalen Dash-Peshore. Në Peshore ndodhet karma jugore që ka të bëjë me anën shpirtërore, me mënyrën e zhvillimit shpirtëror të marrëdhënieve me njerëzit e afërt dhe këtë vit Peshoret do jenë shumë të lidhur me familjen dhe do ngrihen shumë nga ana morale. Në çështjet e karrierës do të jetë një vit shumë i fuqishëm, do ketë kontradikta dhe përballje. Në datën 8 prill mund të jetë një moment shumë delikat, por edhe i fuqishëm. Dielli errësohet dhe lind një ditë e re. Këtu për Peshoret mund të kemi një lajm të mirë karriere pas një vështirësie shumë të madhe, por edhe me 25 mars kemi prapë eklips në këtë diagonale, dhe më 2 tetor. Ky do jetë një vit që patjetër do sjellë ndryshime të mëdha në jetën e Peshoreve, kryesisht në karrierë dhe familje. Do hapen shumë në jetën intelektuale.

-Paratë

Do kenë fushë bashkëpunimi shumë të fuqishme dhe do pasurohen nga punë shpirtërore më shumë sesa nga ato praktike.

-Dashuria

E dimë që janë shenjë e martesës dhe dashurisë, gjithmonë gjenden me një partner, nuk e pranojnë jetën e tyre pa një partner të mundshëm. Por ky vit do t’i çojë jashtë shtetit për gjetjen e një partneri ose do i çojë në udhëtime, ku mund të kenë njohje.

-Shëndeti

Besoj do jenë të lodhura nga eklipset dhe forca e madhe, por nuk do kemi problematika. Vetëm kujdes gjysmën e parë të vitit, sa të ekuilibrohen me ndryshimet e mëdha në punë.

1. BINJAKET

Është viti i tyre! Më në fund mund do të brohorasin, gjysmën e parë të vitit do ta kenë një mbledhje fuqish për të ridalë dhe për të treguar famën në qershor. Gjysma e parë do jetë pak si jo e ekspozuar sa duhet. Por është viti ku takohet Saturni me Neptunin në Peshk, kështu që do merren shumë me çështjen e karrierës, me një pozicionim të rëndësishëm. Këtë do ta bëjnë të dukshme mbas gjysmës së dytë të vitit, kur Jupiteri do jetë në shenjën e tyre. Vit që do arrijnë një sukses të rëndësishëm.

-Paratë

Në gjysmën e parë të vitit do jenë mirë sepse do mbledhin, do investojnë, do krijojnë bazën e tyre ekonomike.

-Dashuria

Është një vit me shumë mundësi! Do joshin, do joshen dhe patjetër që me atë energji që do u japë Jupiteri do kenë shanse të mira. Fillimi i vitit nuk do jetë i mirë, do jenë nën sulm, por duhet të presin muajt e parë të verës.

-Shëndeti

Nuk kemi problematika, është viti i tyre!

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *