Sun. Aug 11th, 2024

Fifi dhe partneri i saj Graciano Tagani kërcyen sonte në Dancing With The Stars një pasodoble të zjarrtë.

Kryetari i jurisë, Ilir Shaqiri është shprehur se “impakti yt është i jashtëzakonshëm dhe sot ke thyer atë që është skena e një televizioni.”

Mirëpo, pavarësisht përzgjedhjes së zgjuar që tundi skenën, juria është treguar “dorështrënguar” te pikët.

Valbona Selimllari i dha10 pikë, Lori Bala 9 pikë, Ilir Shaqiri 9 pikë dhe Olta Gixhari 10 pikë.

38 pikë, dy më shumë sesa performanca e netëve të shkuara, por si e priti Fifi këtë vlerësim?

E pyetur nga moderatorja e programit, Bora Zemani, Fifi u përgjigj: “S’ka lidhje… Nanusha mos harroni të votoni Vip 14. Faleminderit shumë për pikët, nuk ua harroj kurrë këto nëntshet, votoni Vip 14 sepse me këto pikë unë mbetem e treta prapë.”

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *