Princ Leka këtë vit u ka uruar shqiptarëve Krishtlindje të gëzueshme me vajzën e tij përkrah, por pa bashkëshorten Elia Zaharia.
Princi ka ndarë në Instagram disa foto, ku shihet së bashku me vajzën e tij Geraldina në qendër të Tiranës.
“Të dashur miq, ju uroj nga zemra një festë të gëzueshme të Krishtlindjes! Le të shijoni momentet e lumtura me familjen dhe miqtë tuaj në këtë kohë të veçantë të paqes dhe lumturisë për të gjithë! 🎄🎀🇦🇱”, he writes.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Elia, e cila ka uruar Krishtlindjen me një foto ku shfaqet me vajzën, por pa Princ Lekën.
“Të dashur miq, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen! Ardhtë e bardhë për të gjithë ju e familjet tuaja! Mbarësi e bekime paçi kurdoherë! Zemra juaj qoftë e ndriçuar nga mirësia, shpirti juaj nga falja, mendja nga urtësia. Këto atribute hyjnore qofshin përherë mbi ju si Mëshirë e Zotit mbi krijimin e Tij. Besoni fort, gjithmonë. Besoni! Pavarësisht gjithçkaje! Mos e humbisni kurrë besimin, pasi vetëm në besim shpirti gjen paqe dhe dritë!”, shkruan Elia.
Kujtojmë, se ditët e fundit në mediat rozë po qarkullon një lajm se çifti ka nisur tashmë procedurat e divorcit të tyre, por Elia dhe Princ Leka nuk kanë reaguar.
- “Nuk flasim”, Olta Gixhari: Luizi është budalla, e rreh gruaja
- VIDEO/ “Çdo moment ndihet si një dhuratë”, pamjet përrallore të festave nga familja Ejlli
- VIDEO/ Heidi Baci reagon pas lajmeve se është larguar nga Shqipëria
- “Nuk duam hakmarrje”, prindërit e Martin Canit: Duam të largohemi që këtu, dua t’iu jap një mesazh njerëzve
- VIDEO/ Në familjen e Romeo Veshajt ka festë, zbulohen pamjet
- Banori i “BBVK” shpërthen në lot, ja çfarë ndodhi