Sun. Oct 6th, 2024

Cindy Marina: Ja si është Jozefina Topalli si vjehrrë dhe Megi si kunatë

Modelja Cindy Marina, në një intervistë në “Vizion Plus” ka folur edhe për marrëdhënien që ka me familjen e partnerit, Genard Topalli.

E pyetur se si e bënte të ndihej fakti që në media cilësohej shpesh edhe si nusja e Jozefina Topllit, ajo tha se ndihet e lumtur.

“Nuk ndjehem keq, ndjehem shumë e lumtur që jam nusja e djalit të saj dhe që jam pjesë e familjes së tyre. Edhe nëse më përmendin në media për këtë gjë, më përmendin edhe për punët e tjera që kam bërë, më kanë përgëzuar edhe për personin që jam. Është shumë e dashur, shumë e ngrohtë, më ka afruar shumë”, tha Cindy.

Ndërsa për kunatën, Megin, dashuria duket që nga mënyra se si flet për të: “Megi si kunatë është perfekte. Ajo është një person që e respektojnë të gjithë dhe unë jam shumë e lumtur që e kam kunatë”.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *