Tue. Nov 19th, 2024

Zbulohet pse Samanta Karavella u largua nga Festivali i Këngës në RTSH

Samanta Karavella dhe Kejsi Tola u tërhoqën nga gara e edicionit 62 të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Së fundmi menaxheri i Samantës, Arian Demolli i ftuar në “Top Albania Radio”, tha: “Shumë më kanë shkruajtur dhe më kanë pyetur për këtë gjë. Ne kishim një cikël dhe ajo gjëja po na merrte shumë kohë. Sa i përket tërheqjes së Kejsit, nuk kemi pasur kontakt dhe nuk e dinim planet e asaj. Pra s’ka pasur asnjë lidhje me ne.”

Dy artistet janë zëvendësuar nga Peter Pan Quartet me këngën ‘Edhe një herë’ dhe Irma Lepuri me këngën ‘Më prit’.

Këtë vit ‘Festivali i Këngës’ do të mbahet nga datat 19-22 dhjetor kur publiku do të vendosë përmes televotimit se kush do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024 si çmim special kurse juria do të përzgjedhë fituesin e festivalit dhe çmimet tjera.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *