Wed. Dec 18th, 2024

"Children are born for interest", Kiara Tito's friend answers Zhaklin Lekatar: You slander him!

Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito zbuluan ditën e sotme se do të bëhen prindër të një vajze, madje i kishin dedikuar edhe një këngë, të titulluar “Frymë”.

Nga ana tjetër gazetarja Zhaklin Lekatari kishte bërë një status në Instastories, ku shkruante: “Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, frikë, nevojë, por jo dashni”.

Nuk dihet nëse ky është një thumb për çiftin, me të cilin Zhaklin Lekatari ka patur përplasje kur ishin në Big Brother, por Liesa Haxhiasllani, shoqja e moderatores Kiara Tito, nuk ia ka kursyer dy fjalë opinionistes.

“Ekziston një vend në ferr për ata që komentojnë negativisht për një grua shtatzënë. Ti ta shpif. Gjumë të ëmbël”, shkruan Liesa në Instastories.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *