Capricorn
Ndër shenjat e zodiakut që nuk falin, Bricjapi është ndoshta një nga më të njohurit. Falja nuk është në zemrat e të lindurve në këtë shenjë (22 dhjetor – 20 janar). Ata kanë një personalitet shumë këmbëngulës dhe të vendosur. Kur zemërohen dhe ia mbyllin derën dikujt, e bëjnë këtë përgjithmonë. Ata nuk i harrojnë gabimet e të tjerëve dhe mund të ndryshojnë rrënjësisht mendimin e tyre për personin që ka bërë gabim, me të njëjtën vendosmëri me të cilën mbajnë sekrete. Por kanë një lloj shpërthimi të vonuar. Duhet thënë se në mënyrën e tyre ata përpiqen t’i paralajmërojnë të tjerët, por kur e kalojnë kufirin e tolerancës, nuk ka më asgjë për të bërë për t’u falur.
Scorpio
Pasionant e hakmarrës nuk duhet të jetë çudi që Akrepi të jetë ndër shenjat e zodiakut që nuk falin. Të lindurit në shenjën e Akrepit (23 tetor – 22 nëntor) njihen për të qenit hakmarrës dhe prandaj as nuk falin mund të mbajnë inat dhe të planifikojnë hakmarrjen për muaj e vite. Duke qenë shumë pasionant dhe besnik, nuk e duron dot tradhtinë nga njerëzit që do. Nëse zbulon diçka nuk do t’ia dijë për arsyet e atyre që e kanë gënjyer apo mashtruar.
The crab
Mund të jetë surprizë të mësoni që edhe Gaforrja është pjesë e kësaj liste pasi ndër karakteristikat e kësaj shenje (22 qershor – 22 korrik) është ëmbëlsia dhe mirësia. Të qenit kaq zemërbutë, megjithatë, nuk i çliron nga inati, përkundrazi. Nuk i duron dot ngacmimet, situatat opake, mashtrimet dhe nënshtrimet, janë njerëz me shumë intuitë ndaj priren të zbulojnë shpejt çdo mashtrim apo gënjeshtër.
Leo
Luanët janë të zjarrtë dhe krenarë, të lindurit e kësaj shenje (23 korrik – 22 gusht) lënë veten të rrëmbehen nga zemërimi dhe nuk kanë vetëkontroll. Duke qenë krenarë dhe egoistë kur ndihen thellësisht të lënduar nuk falin. Ndonjëherë dhe me ndihmën e kohës mësojnë të pranojnë atë që ka ndodhur dhe të ecin përpara, por rregulli është që jo kur lëndohen shumë.
Aries
Dashi si shenjë zjarri është gjithashtu një nga shenjat që nuk fal. Njerëzit e lindur nën këtë shenjë (21 Mars – 20 Prill), shpesh kanë karaktere shpërthyese, janë pak të prirur për të dialoguar dhe dëgjuar arsyet e tjetrit. Për shkak të këtyre tipareve shpesh janë impulsivë dhe agresivë. Nëse dëshironi të keni ndonjë shans për falje nga Dashi, është mirë të prisni që ata të qetësohen dhe të shpresoni që inati të qetësohet.
- VIDEO/ I ulur në karrige duke lexuar, Luiz Ejlli ndan pamjet e veçanta me fansat
- VIDEO/ Heidi Baci reagon e revoltuar: Fytyra e një sistemi të dështuar
- “Ku po i rrisim fëmijët?”, Arbana Osmani reagon për ngjarjen tragjike në Tiranë: Jam e shokuar…
- VIDEO/ I fshiu fotot nga Instagram-i, Ilnisa: Ja çfarë po ndodh mes meje dhe Meritonit
- Jonida Maliqi i përgjigjet ish-bashkëshortit: Çfarë kam toleruar më parë…
- FOTO/ Jonida Maliqi e paditi, ish-bashkëshorti publikon faturat
- VIDEO/ “Një mundësi fantastike”, Sara Hoxha sonte në Grande Fratello?