Sun. Jul 7th, 2024

Moderatorja Luana Vjollca ka reaguar pas thumbimit të aktores Olta Gixhari në spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars”.

Olta vendosi nga telefoni i saj këngën e Luanës “Benzina”, duke sugjeruar se duhet të vendosen më shumë këngë shqip për kërcimet, por vetë Top Channel i cili shpërndau në media këtë skenë të spektaklit e quajti thumb ndaj moderatores.

Veprimi i Oltës shkaktoi të qeshura edhe nga publiku në sallë, por u desh ndërhyrja e Bora Zemanit për ta kaluar gjithë situatën.

Si për t’i kthyer thumbin, dje Luana ka publikuar një nga momentet e finales në “Love Island Albania”, ku shkruan: “Kujt i mungova”, ndërsa në sfond ishte vendosur pikërisht kënga “Benzina”.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *