Fri. Nov 22nd, 2024

Mira Murati largohet nga drejtimi i Chat GPT

Shqiptarja Mira Murati u vendos në krye të Chat GPT pas shkarkimit kaotik të shefit dhe bashkëthemeluesit, Sam Altman.

Por kjo nuk zgjati më shumë se një ditë, pasi ajo është zëvendësuar në këtë pozicion nga Emmett Shear.

Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të “OpenAI”.

Bordi e shkarkoi Altman të premten, duke thënë se kishte humbur besimin tek ai dhe emëroi shefen e teknologjisë së OpenAI, Mira Murati, si drejtuese të përkohshme ekzekutive. Por drejtimi i kompanisë nga dita e sotme i ka kaluar Emmett Shear.

“Kishte spekulime se Altman mund të kthehej”, thuhet pas një reagimi të ashpër nga stafi dhe investitorët.

Të dielën në mbrëmje, bordi i OpenAI tha se i qëndron vendimit të tij si e vetmja rrugë për të avancuar dhe mbrojtur misionin e OpenAI.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *