Fri. Jun 28th, 2024

Grida Duma njihet për rezervimin e saj, sa i takon daljeve publike me familjarët, por së fundmi ajo e ka thyer “rregullin”.

Moderatorja e “Top Story” është shfaqur në publik me nënën e saj dhe ajo që shihet është ngjashmëria e saj me të, si në elegancë dhe në stil.

Grida dhe nëna e saj kanë marrë pjesë në një shfaqje në Teatrin e Operave dhe Baletit.

“Attila. Një realizim operistik i shkëlqyer! Pak orë për të të ndryshuar shumë ditë në ndjesi! Duartrokitje për suksesin! Duhet parë e ndjerë, duhet!”, shkruan Grida, e cila etiketon Drejtoreshën e Operas, Abigelia Voshtina.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *