Moderatorja Arbana Osmani reagoi menjëherë pas lajmeve, se Ledion Liço do të drejtojë Big Brother VIP 3 dhe se ajo ishte larguar nga Top Channel.
Ajo postoi një foto nga Top Channel, që e shoqëroi me shkrimin: “Si mu gdhitë”, duke ndezur sërish thashethemet.
Me këtë postim jo vetëm që Arbana nuk i mohoi zërat për zëvendësimin e saj nga Ledioni, por i konfirmoi edhe më tepër.
Pas një kërkimi të bërë në llogarinë e make-up artistit Arbër Bytyqi, të cilin moderatorja e etiketoi në foton e publikuar, vihet re se ai në fakt ndodhet në Paris. Mesa duket moderatorja ka përdorur një foto të kohëve më parë.