Qeveria e Nepalit e ka ndaluar përdorimin e TikTok-ut në vend. Sipas saj, kjo u bë për të frenuar përmbajtjen e urrejtjes po ndikonte në “harmoninë sociale”.
TikTok ka më shumë se një miliard përdorues globalisht, kështu që ndalimi nga një vend Himalajan me një popullsi prej rreth 30 milionë banorësh nuk ka gjasa të ndikojë ndjeshëm në aplikacion, por është një tjetër shenjë e keqe për kompaninë kineze në përpjekjet nga qeveritë e ndryshme për të kufizuar përdorimin e tij.
TikTok ishte ndër dhjetëra aplikacionet kineze të ndaluara nga India në vitin 2020, pas një përplasjeje midis dy vendeve në Himalajet që mbetet e pazgjidhur. Aplikacioni i është nënshtruar gjithashtu një kontrolli dhe kufizimesh të shtuara në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Kanada për shkak të shqetësimeve se të dhënat e përdoruesit po ndahen me qeverinë kineze.
- VIDEO/ Shpërthen Shqipe Hysenaj, Ronaldo Sharka i mbyll mikrofonin, largohet me sherr nga emisioni
- VIDEO/ Kiara Tito ndjek këshillën e fanses, ja si shfaqet në Portokalli
- VIDEO/ Julia Ilirjani shpërthen ndaj Alba Pollozhanit: Më shih në sy mua…
- VIDEO/ Heidi Baci kalon momente të lumtura me familjen në Romë
- VIDEO/ Alba Pollozhani “përzë” Meri Shehun nga emisioni, ja si reagon astrologia
- VIDEO/ Venera Lumani dhe Lind Islami së shpejti prindër për herë të parë