Tue. Nov 5th, 2024

Po vjen dimri! Ja ku do të bjerë dëborë sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se, sot pritet që reshjet e shiut deri në orët e mesditës të jenë më intensitet të ulët. Sipas SHMU, gradualisht reshjet do të fillojnë në jug të vendit me intensitet të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike, por afatshkurtra.

Ndërsa në majat e maleve në zonat malore reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët në zonën e Alpeve dhe verilindje.

“Ditën e Diel pritet që reshjet e shiut deri në orët e mesditës të jenë më intensitet të ulët e gradualisht të fitojnë intensitet mesatar e lokalisht në qendër e në jug të vendit me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike por afatshkurtra. Në majat e maleve në zonat malore reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët në zonën e Alpeve dhe verilindje. Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë dhe lugina era fiton shpejtësi 8-12 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë“, shkruan SHMU në faqen zyrtare në “Facebook”. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *