Wed. Nov 20th, 2024

Bledi Fevziu zbulon sa para ka fituar nga libri i tij më i shitur

Gazetari Blendi Fevziu ka qenë dje në mbrëmje i ftuar në “Më lër të flas”, ku ka folur për librin e tij më të shitur.

“Enver Hoxha”, botuar nga UET Press, numëron rreth 280 mijë kopje të shitura”, tha shkrimtari.

Por kureshtja i shtyu më tej vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj për ta pyetur se sa ka fituar ai nga shitja e këtij libri.

“Për të nxjerrë sa kam fituar, duhet të llogarisësh sa ka mbajtur Henri Çili. Ka një përqindje një shkon për taksa, një për tatime, një që e merr shitësi, një që e merr botuesi. Zakonisht, autorët, marrin 8 për qind”, ka thënë Fevziu.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *