Wed. Jul 10th, 2024

Foshnja e cila u gjet dje e braktisur në një pallat në Yzberisht ka ndërruar jetë. Sipas, Drejtorit të Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, foshnja nuk ia doli dot, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Nëna e foshnjës, Eglantina Isufi nga Pogradeci ka deklaruar në polici, se e braktisi foshnjën pasi nuk ishte e martuar dhe e vriste opinioni publik për të fëmijë jashtë një kurore martese.

Ajo nuk e zbuloi identitetin e babait të fëmijës që lindi në divan dhe deri tani ndodhej në intubim, në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *