Tue. Oct 1st, 2024

Detaje/ Makina del nga rruga pranë Kryeministrisë, e reja përfundon te Trauma në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pranë Kryeministrisë në Tiranë. Një mjet me shpejtësi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar, duke përplasur dy të rinj të cilët janë plagosur.

Sipas mediave televizive, për shkak të gjendjes së rëndë vajza i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Traumës.

Fatmirësisht, me të ndodhur aksidenti, një mjek ka rastisur pranë dhe ka dhënë ndihmën e parë për të plagosurit.

Mësohet se automjeti tip “Benz” ka qenë me shpejtësi të lartë duke ardhur nga “Liceu Artistik” te kryqëzimi i Radio Televizionit Shqiptar dhe ka përfunduar në trotuar, duke përplasur çiftin. Nga të dhënat e para, në automjet ishin dy djem.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *