Aktori Romir Zalla në një intervistë për “Natën me Aulonën” tha se nuk është çudi, që një ditë të marrë avionin e të ikë jashtë për të jetuar.
Ai u shpreh se, në Shqipëri nuk ka investim për të ardhmen dhe se nuk sheh shpresë.
“Nuk shoh të ardhme. Fakti që nuk shoh investim në kuptimin e mirë të fjalës. Fakti që asgjë nuk bëhet me qëllim që në të ardhmen të vlejë për diçka. Çdo gjë bëhet sot për sot pa plan, pa kriter, pa sens, pa rregulla loje. Nuk kanë qenë budallenj bota, që kur kanë ndërtuar një gjë e kanë bërë për të ardhmen për fëmijët, jo për veten. Kështu duhet të funksionojë. Ne na mungon kjo. Nuk do ishte çudi nëse një ditë do ikja. Më vjen keq që e them, por shoh që nuk ka shpresë.”, tha Romir Zalla. / Labyrinth
- VIDEO/ “Flinte në tavolinën e punës”, Agron Llakaj tregon si e nisi karrierën Bes Kallaku
- E rëndë/ Një burrë hidhet nga kati i gjashtë i pallatit në Tiranë
- VIDEO/ Albërie Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: Klas i paparë!
- “Nuk kam kujt t’i marr një mendim”, Rozana Radi flet si rrallëherë për prindërit që nuk jetojnë më
- FOTO/ “Më mësove t’i fal armiqtë”, Rezarta Shkurta feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush këngëtarja
- Mevlani flet për herë të parë për Livian pasi doli nga BBVK