Në një intervistë për Rozana Radin në emisionin “Një gotë rose”, aktori i humorit, Rezart Veleshnja ka thumbuar ish-kolegun e tij, Salsano Rrapi.
Rezarti kishte marrë një zhapik me vete të cilin e kishte quajtur Sali.
“Është prezantues në spektakël humori. E ka emrin Sali. Saliu të lëpin gjatë gjithë kohës. Nuk të bën asgjë. Vetëm flet, të spiunon është si grua e keqe. Nuk të bën asgjë është frikacak. Kam punuar 17 vjet me Salin”, tha Rezarti duke lënë qartë të kuptohet se bëhet fjalë për Salsano Rapin.
Kujtojmë, se Rezarti u largua pas 17-vitesh nga Top Channel. Madje në emisionin “Një gotë rose”, ai u shpreh se duhet ndryshuar moderimi i “Portokallisë”.
- Rama feston sot ditëlindjen, ja sa vite mbush kryeministri
- Elsa Lila feston ditëlindjen, ja sa vjeç bën artistja
- Foto/ Moderatores së njohur i ndodh e papritura në rrugë
- Gazetarja i nxjerr “të palarat” Monika Lubonjës: U fut te dhoma e një rusi…
- Rivalë apo miq? Heidi flet për marrëdhënien me Borën dhe Donaldin
- Foto/ Vanessa Hudgens bëhet nënë për herë të parë