Para disa ditësh, gjatë provave të Dancing With The Stars, Armaldo Kllogjeri u përball me një debat të ashpër me balerinën e tij profesioniste, Mariana Shkreta.
Shkak për këtë debat është bërë një deklaratë e balerinës, në të cilën u shpreh se Armaldo është i dashuruar me Luizin dhe duket se kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Maestros.
Madje në spektaklin e së premtes ata debatuan sërish me njëri-tjetrin.
Ndërkohë që sot Armaldo dhe Mariana ishin të pranishëm në Dancing With The Stars Fan Club, ku folën lidhur me këtë ngjarje.
Por pas përfundimit të programit ka reaguar këngëtari Luiz Ejlli.
“Jam bërë tym se ma kanë zbuluar agjenten e infiltruar dhe kam dështuar. Ju tashmë e dini se kush është ajo. Më është dashur t’i ndryshoj identitet ta çoj diku jashtë, se s’mund të rrijë. Ka ndryshuar adresë, profesion e të gjitha. Ajo është Mariana. Ishte e infiltruar si balerinë”, thotë ai përveç së tjerash.
Shikoni videon të plotë:
/ Labyrinth
- Rudina Hajdari feston ditëlindjen, ja si e uron partneri i ri
- Foto/ Ndahet nga jeta këngëtarja shqiptare
- “Të ka ikur dora shtrembër nga fotoshopi”, ja si i përgjigjet Erjola Doçi ndjekëses
- E pyesin për Big Brother Vip, ja si përgjigjet Arbana Osmani
- Ja ku po i kalojnë pushimet Luizi dhe Kiara
- Egla Ceno e konfirmon: Kam nisur punë të re në “Top Channel”