Tue. Jul 30th, 2024

Moderatori Isli Islami ka reaguar me anë të një postimi në Instagram, për kunatin e tij që nuk jeton më.

Ai shprehet krenar për të, duke e quajtur vëlla e duke i thënë, se ju mungon shumë të gjithëve në familje.

“Liri, Zoti e di, se sa na mungon, e do të na mungosh deri ditën e fundit të kësaj jete mbi tokë, për aq kohë sa Ati lart na ka vendosur ta jetojmë. Ti shkove pak më përpara, na e bëre me hile.
Po mundohem të flas shkurt fare, të të imitoj pak ty që flisje pak, por të kishte aq peshë fjala.
Jam shumë krenar për ty. Dhe e vërteta është që jemi të gjithë krenarë, shumë! Krenarë që të njohëm, krenarë për zemrën tënde, për jetën tënde dhe për dashurinë që i fale Ketës, çunave, dhe ne. Jam shumë krenar që nuk pata thjesht një kunat, por një vëlla me plot kuptimin e fjalës. S’e di kur do shihemi, por na ka marrë shume malli, ta dish. Të duam shumë! Gjithmonë! Për Lirin e mirë…”
, shkruan Isli.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *