“Cha cha mediokre”, Ilir Shaqiri kritikon Sardi Strugajn, ja si i përgjigjet këngëtari

Këngëtari Sardi Strugaj kërceu sot në mbrëmje një cha cha, e cila nuk u pëlqye nga kryetari i jurisë së “Dancing With The Stars”, Ilir Shaqiri.

Excerpts from the debate:

Olta Gixhari: Bravo se ato shkallët i zbritët si njerëz. Më ke pëlqyer shumë sot. Je dhe bukurosh, është duhet tja themi.

Ilir Shaqiri: Rëndësi ka që të pëlqeu si zbriti shkallët.

Olta: Asnjë nuk i ka zbritur kështu.

Iliri: Komplimentet i more, sa i përket mendimit të Ilirit, një cha cha me nuance afro e vlerësoj se mua më pëlqejnë. Duhet të ishe më realizues, se krahët nuk justifikonin gjithë atë frymëmarrje që afro ka. Mendoj se duke qenë ky lloj jo akordimi mes trupit dhe këmbëve, një cha cha mediokre.

Sardi: Këtu më preke içik.

Lori Bala: Në latine duhet të thyhet mesi. Kishte hapa shumë të mira, por do doja të rrëshqiste pak hapi cha cha-s. Atmosfera ishte e mirë.

Sardi: Për mesin dhe belin të gjithë ma kanë vënë në dukje, nuk e luaj dot më shumë.

Valbona Selimllari: Është e vërtetë që ke një ngurtësim, duhet pak më shumë investim me ushtrime që e lirojnë trupin. Nëse do që ky rrugëtim të shkojë më gjatë, investohu edhe aty, ngërçin mund ta rregullosh.

Sardi: Lori më ka dhënë kritika edhe gjatë javës, më ka thënë për shpinën, po e përmirësoj për hir të vërtetës.

Valbona: Ke ecur kaq mirë, unë kam filluar ti rris pretendimet për ty. Mua më pëlqeu kërcimi.

Sardi: Ilir i dëgjon (brohoritjet në sallë të fansave) të presin jashtë. Këngën e kishim me dëshirë, kërcimi ishte i vështirë. Ty s’të pëlqeu që i mbylla unë zinxhirin Oltës.

Iliri: Ta lash vetë.

Iliri: Cha cha rrihet në kohën e dytë.

Sardi: Të gjithë ju që e keni inat Ilirin, votoni Vip 10.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_US