Moderatorja Kiara Tito është takuar me mikeshën e saj, Miranda Dupi, njëkohësisht edhe kuratorja e imazhit të partnerit të saj, Luiz Ejlli gjatë kohës, që ai ishte brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Ndërkohë që shpesh herë moderatorja e kritikonte partnerin e saj për veshjen, në një intervistë të saj kohe në Big Brother Fan Club, stilistja tha se, Kiara nuk e di se si është moda jashtë, pasi ajo është brenda shtëpisë
Gjithashtu, Miranda tha se, Kiara nuk është e specializuar për të veshur meshkuj, por duke qenë se është blogere dhe është marrë me stil, edhe për shkak se kanë lidhje bashkë ia lejon vetes kritikat.
“Kiara nuk është eksperte për të veshur meshkuj, por është marrë me modën. Unë falënderoj fansat e Luizit për fjalët e bukura dhe të sinqerta. Të veshë çfarë të dojë, veshja është karakter. Është djalë i rritur dhe i shkojnë gjërat shik dhe serioze. Unë them që edhe “Big Brother e ka të fituar, dhe ka përfunduar kjo gjë, nuk e di orën dhe datën. Është shumë i kompletuar. Luizi ka një ekip dhe shokë të saktë që bashkëpunojnë për të. Është i kompletuar si brenda dhe jashtë. Është një ndër më të kuruarit aty brenda”, tha Dupi në Fan Club.
/ Labyrinth