Gazetarja Zhaklin Lekatari ka qenë e ftuar në emisionin “Natë me Aulonën”, ku foli për marrëdhënien e saj me moderatoren Kiara Tito dhe me partnerin e saj Luiz Ejllin.
Ajo tha se me Kiarën kanë marrëdhënie profesionale, ndërsa me Luizin nuk ka marrëdhënie pas përfundimit të Big Brother, por nëse do të ishin të dy opinionistë të BBV 3, ajo tha se do të kenë marrëdhënie profesionale.
“Mora një ftesë për të qenë opinioniste në edicionin e parë të “Dancing With The Stars Fan Club” dhe e pranova, se nuk kisha pse të mos ta pranoja. Patëm një marrëdhënie shumë korrekte, profesionale pa zhvillime në prapaskena. Emisioni zgjati 50 minuta kështu që nuk patëm kohë dhe dëshirë as unë, besoj as ajo që t’i riktheheshim ngjarjeve të së kaluarës. Ndërsa me partnerin e Kiarës nuk kam patur marrëdhënie që pas përfundimit të Big Brother dhe nuk ma merr mendja që të kem marrëdhënie. Jam një njeri që i qëndroj besnik vetes dhe mendimeve të mia. Mund të na përballë televizioni, por do kemi marrëdhënie profesionale aty në kolltuk. E mora ftesën për të qenë në Big Brother, por është shumë e vështirë, fakti që nuk je i lirë dhe brenda asaj hapësire shumë të vogël nuk e di nëse do ja kisha dalë“, tha Zhaklin Lekatari. / Labyrinth
- Në lidhje dashurie me vëllain e Meritonit? Ja si reagon Rike Roçi
- “Do bësh një fëmijë tjetër?”, ja si përgjigjet Orinda Huta
- Do të hyjë sërish në Big Brother? Ja si përgjigjet ish-banorja
- Video/ “Femra të flliqura”, Efi Dhedhes denoncon: E kam gjyshin në gjendje kritike, ambulanca vjen vërdallë kot
- “Çfarë ka Turi, a është i sëmurë?”, ja si reagon Orinda Huta ndaj ndjekësit
- “U ktheva dhe e harrova zonjëllikun”, Ronela Hajati tregon sherrin: Kishte pirë dhe…