Mon. Jul 22nd, 2024

Heidi Baci shqiptarja që u bë pjesë e “Grande Fratello” ka lënë dje në mbrëmje shtëpinë më të famshme në Itali, me kërkesë të babait të saj.

Këtij të fundit nuk i kishte pëlqyer fakti, që vajza e tij të shoqërohej me aktorin dhe balerinin italian, Massimiliano Varrese, i cili është 21 vite më i madh, se Heidi.

“Unë të respektoj, të admiroj, nuk je i dhunshëm. Babait tim nuk i pëlqen të shohë dikë që ka një qëndrim shtypës ndaj meje. Përfundimi është gjithmonë i njëjtë: atraksioni ishte aty, unë u magjepsa nga ju, por le t’i japim fund. Jemi njerëz të ndryshëm, për mua mbaron këtu.“, i tha ajo balerinit 47-vjeçar, pasi bisedoi me babain dhe i tha se nëna e saj ishte e sëmurë.

Source: Mediaset Infinity / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *