Sun. Oct 6th, 2024

Adea mbush 1 vjeç, Eni Koçi i bën dedikimin special: Bashkë me ty rilinda dhe unë

Adea, vajza e Eni Koçit dhe Genc Prevlukaj bën sot 1 vjeç.

Eni ka postuar disa foto nga festa, ku mbizotëronte ngjyra rozë, ndërsa i ka bërë një dedikim të bukur vajzës së saj.

“Gëzuar ditëlindjen e parë Adea ime ! Si sot një vit më pare ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty rilinda dhe unë. Kuptova që njeriu paska fuqi të dojë dikë përtej çdo limiti. Kuptova që prioriteti im prej asaj dite e deri në fund të jetës do jesh vetëm ti. Uroj të jem një shëmbull për ty dhe një udhëzuese sa më e mirë për të ardhmen tënde. Mami dhe babi të duan më shumë se çdo gjë në botë dhe do jenë aty për ty në çdo hap, deri në frymën e fundit. Gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime!”, shkruan Eni. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *