Fri. Nov 22nd, 2024

Enxhi Nasufi surprizohet për ditëlindje në emision, shpërthen në lot: I shfryhem asaj, por e dua shumë

Moderatorja Enxhi Nasufi feston sot ditëlindjen. Mamaja e saj, Burbuqja i punoi një rreng të vogël, teksa Enxhi moderonte në “Wake Up”. Ajo telefonoi gjatë emisionit si “zonja Vjollca”, por Enxhi e dalloi menjëherë që ishte zëri i së ëmës.

Më pas në studio i kënduan Enxhit këngën e ditëlindjes, ndërsa i sollën edhe një tortë me qirinj, të cilët treguan, se moderatorja mbush 28 vjeç.

“Mamin e dua më shumë se çdo gjë në botë. Ajo e di që unë jam shumë protektive dhe ndonjëherë bëhem shumë e egër për mamin. Të dyja jemi karaktere shumë të forta. Ndonjëherë përplasemi shumë. Edhe unë ia shfry asaj, por ajo e di që e dua shumë“, tha Enxhi me lot në sy. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *