Këngëtari Luiz Ejlli ka treguar, se ditën e sotme është takuar me kreun e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.
“Shoku i mirë në ditë të vështira dhe të mira“, shkruan Luizi krahas fotos.
Kujtojmë, se Luiz Ejlli e mbështeti Benet Becin gjatë fushatës elektorale, ku ky i fundit u zgjodh kryetar bashkie.
Ai e përmendte shpesh në Big Brother VIP, por dhe jashtë reality show-t, se Benet Beci e kishte ndihumuar në ditë e tij të vështira dhe se donte t’i kthente nderin.
“Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran. Personi në fjalë quhet Benet Beci, një familje shkodrane, që unë e njoh shumë mirë, dhe e kam marrë në telefon. Ma ka hapur telefonin direkt. I thashë çfarë ke mundësi ndonjë vend pune, unë do ta bëj. Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhe i jam mirënjohës gjithë jetën”, tha Luizi në atë kohë. / Labyrinth
- Luizi iu përgjigjet kritikave për muzikën: Kam për detyrë të kujdesem për Lunën, jam i detyruar të…
- E konfirmuar! Ja kush do të jenë 3 prezantuesit e “Portokalli”
- “Kurrë nuk kam pasur dëshirë të kem fëmijë”, këngëtari i njohur shqiptar: As unë as bashkëshortja
- Ronela Hajati bën deklaratën e fortë: I kam disa emra shqiptarësh, sinonim të Diddy
- Jo në Kosovë! Zbulohet ku do ta shohim Meriton Mjekiqin këtë sezon të ri televiziv
- VIDEO/ Qytetari përplas makinën pas intervistës me gazetarin