Këngëtari Luiz Ejlli ka performuar sonte në “Dancing With The Stars” kolonën zanore të filmit “Në kuadër të dashurisë”, e cila titullohet “Pa ty”.
Pasi përfundoi performancën e tij, Luizi u pyet për filmin.
Ai tha, se nuk është aktor dhe as pretendon se do të jetë pas kësaj eksperience, por sipas tij kanë bërë një punë të madhe.
“Nuk jam aktor, as u bëra aktor. Më kanë marrë, më kanë mësuar. Kemi bërë diçka të madhe. Mezi pres ta shoh. I ftoj të gjithë në premierë. Edhe fisin e gruas tënde në Kanada”, i tha ai Eno Popit.
Ky i fundit në një intervistë në Wake Up ka thënë se, “Luiz Ejllin do vijë gjithë fisi i gruas ta ndjekë”. / Labyrinth
- Eno Popi reagon pas lajmit se është ndarë nga bashkëshortja
- Erjola Doçi e revoltuar: Nuk po gjej dot partner për të kaluar jetën, t’i do të heqësh…
- ‘Plas sherri’ mes Einxhel Shkirës dhe Olsa Muhametit
- Sherri Luiz Ejlli-Dea Mishel, reagon Egla Ceno: Sa mirë me qenë mashkull në vendin tonë, thua ç’të të dojë ‘asllani’…
- Olta Gixhari, opinioniste e Big Brother VIP Kosova
- “S’ka dy si ty”, Olta Gixhari thumbon Kiara Titon?