Moderatoren Dojna Mema këtë sezon televiziv po e shohim në “Syri Tv” te emisioni “Piranjat” me Florian Binajn.
E ftuar në “Natën me Aulonën”, ajo tregoi, se nuk është ndarë mirë me Top Channel, por nuk deshi të japë detaje.
Sipas Dojnës, po ta dinte publiku çfarë ndodh pas kamerave, nuk do dëshironte të shihte kurrë televizion.
Shpjegimi i plotë i Dojna Memës:
Ka shumë për të thënë, por unë do të zgjedh që të mos them shumë për dy arsye. Së pari sepse jam njeri shumë mirënjohës nga natyra dhe fakti që ka qenë kompania që mua më dha dorën në një moment, që unë isha thjesht një vajzë që kisha dalë nga bankat e shkollës. Nuk isha Dojna Mema sot që është shumë e thjeshtë t’i besosh diçka kaq të madhe. Ata kanë besuar tek unë dhe panë talentin tek unë kur isha studente. Kjo është arsyeja e parë. Dhe dyta fakti që unë kam investuar shumë me kohë në atë institucion dhe për respekt të kohës që kam kaluar aty brenda do zgjedh të mos flas. Nuk të gënjëj dot të të them që jemi ndarë në kushtet më të mira ashtu siç unë do të ëndërroja, që të ishte me një shtrëngim dore sepse nuk ka asgjë të keqe. Janë ca cikle që për disa arsye nga më të ndryshmet mund të mbyllen. Nuk ka ndodhur ashtu, por megjithatë jeta vazhdon dhe unë prap kur i kthej sytë mbrapa jam shumë e lumtur që kam qenë pjesë e asaj kompanie dhe që realisht kam bërë me shumë përkushtim dhe dashuri gjithçka, që kam bërë aty brenda. është kthyer në shtëpinë time të parë jo të dytë, sepse unë rrija më shumë atje sesa në shtëpinë time reale. Janë ca gjëra që mendoj të qëndrojnë prapa skenës, pasi publiku po të dinte se ç’ndodhte prapa skenës nuk jam shumë e sigurt nëse do të donin të shihnin televizion akoma. / Labyrinth
- Rama feston sot ditëlindjen, ja sa vite mbush kryeministri
- Elsa Lila feston ditëlindjen, ja sa vjeç bën artistja
- Foto/ Moderatores së njohur i ndodh e papritura në rrugë
- Gazetarja i nxjerr “të palarat” Monika Lubonjës: U fut te dhoma e një rusi…
- Rivalë apo miq? Heidi flet për marrëdhënien me Borën dhe Donaldin
- Foto/ Vanessa Hudgens bëhet nënë për herë të parë