Sot në ditën e themelimit të Kryqit të Kuq shqiptar, këngëtari Luiz Ejlli u ka bërë thirrje shqiptarëve, që të dhurojnë gjak dhe të shpëtojnë jetë.
“I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që janë që të vijnë e të dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë. Sepse 5 minuta janë shumë të vlefshme për dikë që ka nevojë“, tha Luizi në një video në Instagram.
Kryqi i Kuq Shqiptar është një shoqatë kombëtare e kryqit të kuq, anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Ajo është organizata më e vjetër humanitare në Shqipëri, e themeluar më 4 tetor të vitit 1921 dhe u njoh zyrtarisht nga Lëvizja e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në vitin 1923. / Labyrinth
- Ish-banorja e BBV: E solla unë Meritonin, ma mori Ilnisa
- Cozman reagon për herë të parë për raportin që ka me Tunën
- VIDEO/ Alba bën deklaratën e fortë: Gra të martuara me të dashur fshehtas…
- “Të lumtur të gjithë”, Romeo Veshaj publikon fotot nga pushimet
- Shtatzënë për herë të parë? Reagon Rike Roçi: Do jem një mami shumë e ëmbël
- Këto shenja bëjnë gjithçka për ta bërë të lumtur partneren e tyre