Moderatorja Dojna Mema, e ftuar në “Natën me Aulonën” foli për episodet, kur ka përplasje me bashkëshortin e saj, Vlashent Sata.
Dojna ka treguar, se nuk kanë qenë të pakta herët, kur është mërzitur ka bërë gati valixhen dhe është larguar nga shtëpia.
“Në shtëpinë valixhja ime rrinte gjithmonë gjysmë e bërë. Në momentin që bëhet një debat i fortë mua më sikur më fshihet çdo gjë që ka ekzistuar më përpara edhe them kjo nuk është jeta që dua. E kam gjithmonë valixhen gati e mbyll dhe e tërheq. Tani që është djali nuk e bëj më, thjesht futem te dhoma edhe reflektoj me veten. Po i kemi përplasjet shumë të forta. Mbi 20 herë jam larguar, kthehesha ditën tjetër. Në fillim s’kishte shanse, por më pas ta merr dorën dhe ti kthehesh vetë“, tha Dojna duke i shkaktuar të qeshura Aulona Mustës. / Labyrinth
- “Nuk flasim”, Olta Gixhari: Luizi është budalla, e rreh gruaja
- VIDEO/ “Çdo moment ndihet si një dhuratë”, pamjet përrallore të festave nga familja Ejlli
- VIDEO/ Heidi Baci reagon pas lajmeve se është larguar nga Shqipëria
- “Nuk duam hakmarrje”, prindërit e Martin Canit: Duam të largohemi që këtu, dua t’iu jap një mesazh njerëzve
- VIDEO/ Në familjen e Romeo Veshajt ka festë, zbulohen pamjet
- Banori i “BBVK” shpërthen në lot, ja çfarë ndodhi