Fri. Nov 22nd, 2024

Vjet balerinë sivjet në juri, Lori Bala tregon si e priti lajmin: Nuk jam në komfort zonën time

Anëtarja e jurisë së “Dancing With The Stars Albania”, Lori Bala ka qenë e ftuar në emisionin, ku foli për ftesën që iu bë nga Top Channel.

Teksa Julka Gramo e pyeti, se si i duket tashmë që do jetë nga ana tjetër, jo si balerinë, por si juri, Lori u përgjigj, se ka shumë emocione.

Mirë e prita, me shumë emocione. Duket se është një nga ato ftesat që një herë në jetë të vjen dhe sigurisht që doja ta bëja, ta provoja si eksperiencë. Sigurisht nuk jam në komfort zonën time, aty ku dua të jem gjithmonë, në skenën e kërcimit. Por thashë Lor pas kaq viteve eksperiencë, ulu njëherë dhe shikoje dhe vlerësoje nga ana tjetër“, tha Lori. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *