Sat. Jul 27th, 2024

Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Edona Bilali e pyeti këngëtarin Louise Ailey, se si ka mundësi që me gjithë ato vajza të bukura që ka Shkodra, ai u martua me një lushnjare.

Ai tha, se është e vërtetë që vajzat më të bukura janë të Shkodrës, por atij i pëlqejnë sfidat dhe është i lumtur që ka në krah Kiara Titon.

Por, ai nuk ia la mangët deputetes. Duke qenë, se dihet që Shkodra historikisht ka qenë djathtas politikisht, ai i tha, se si ka mundësi, që ajo ka marrë përsipër sfidën që të jetë socialiste edhe të fitojë.

Deputetja e ka postuar videon në rrjetet sociale ndërsa shkruan: “Mendova se po “thumboj” luanin, por e mora “thumbin” mbrapsht! 😂 Përtej shakave, “Hajde nuse në Shkodër” i përshtatet më së miri vajzës sharmante dhe tepër të edukuar Kiara Tito, e cila i ka rrëmbyer zemrën shkodranit më të famshëm Louise Ailey. Çifti meriton një falënderim publik për kohën dhe energjinë e mirë të dedikuar sot tek Shtëpia e të Moshuarve në Shkodër! 👏“.

Shikoni videon e postuar nga Edona Bilali:

/labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *