Moderatorja Arbana Osmani poston shpesh foto e video në Instagram nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ndodhet në Itali dhe ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto nga atje. Ndërkohë që një ndjekëse e ka kritikuar për veshjen e saj.
“Epo kështu e kanë VIP-at, zbulohen në disa pjesë të trupit dhe mbi të gjitha harrojnë edhe shqipen. Pak nga pak po humbas respektin që kam për ty. Mos harro je nënë e 3 fëmijëve”, i shkruan ndjekësja Arbanës.
Por moderatorja nuk ia ka lënë mangët përgjigjen.
“Një grua mund të ketë edhe 7 fëmijë e prap të vishet si t’i dojë qejfi. Ashtu siç vishet një burrë të cilit ti kurrsesi s’do ia lije këtë koment”, i shkruan Arbana, e cila pyet me ironi: “Deri “sa fëmijë” mund të veshësh çfarë të do qejfi?”. /labyrinth
- “Nuk flasim”, Olta Gixhari: Luizi është budalla, e rreh gruaja
- VIDEO/ “Çdo moment ndihet si një dhuratë”, pamjet përrallore të festave nga familja Ejlli
- VIDEO/ Heidi Baci reagon pas lajmeve se është larguar nga Shqipëria
- “Nuk duam hakmarrje”, prindërit e Martin Canit: Duam të largohemi që këtu, dua t’iu jap një mesazh njerëzve
- VIDEO/ Në familjen e Romeo Veshajt ka festë, zbulohen pamjet
- Banori i “BBVK” shpërthen në lot, ja çfarë ndodhi