Sun. Jul 28th, 2024

Moderatorja Kiara Tito ka bërë thirrje në Instagram për ndihmë ndaj një vajze të vogël nga Peja.

Sipas postimit në Gofoundme, Erjona vuan nga leuçemia dhe nëna e saj është shkatërruar nga dhimbja. Për shpenzimet e operacionit dhe udhëtimit jashtë shtetit duhen 180 mijë euro, prandaj dhe Kiara bën thirrje për ndihmë.

Erjona 6 vjeçare nga Peja vuan nga leuçemia dhe nga një dëmitim i rëndë i mëlçisë për të cilën duhet të kryejë transplantin. E ulur këmbëkryq pranë saj nëna e Erjonës është totalisht e pashpresë që vajza e saj mund të shpëtojë. Ajo nuk ka asnjë mundësi ta dërgojë jashtë vendit për një kurim dhe operacion të specializuar! “Veç ta shohë edhe njëherë duke luajtur asgjë tjetër nuk i kërkoj Zotit”, fjalët e nënës së Erjonës mes lotësh të trishtojnë e të prekin thellë. Kurimi, operacioni dhe transporti jashtë vendit kushtojnë 180.000 euro. Ju lutem ta ndihmoni Erjonën e vogël të vazhdojë jetën e saj“, thuhet në postimin e Gofoundme, që Kiara e ka postuar në Instagram.

Nëse doni të dhuroni diçka linkun e postuar nga Kiara Tito në Instagram e gjeni HERE. /labyrinth

Screenshot nga postimi i Kiara Titos në Instastories

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *