Reperi Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy ka sot ditëlindjen. Ai feston 37-vjetorin e lindjes së tij.
Mes shumë artistëve të cilët e uruan ishte edhe reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.
“Urime ditëlindjen Zini. Qofsh i lumtur përjetë. E meriton“, shkruan Stresi, ndërsa ka postuar një fotomontazh, ku shihen të dy të moshuar.
Kujtojmë, se së fundmi Stresi dhe Noizy bënë paqe më në fund pas shumë vitesh që nuk flisnin me njëri-tjetrin. /Labirinth