Thu. Oct 3rd, 2024

“Kosova nuk do të jetë kurrë vetëm”, Luizi reagon për vr.asjen e policit në Kosovë

Një efektiv policie humbi jetën dje, në veri të Kosovës, ndërkohë që sot do të përcillet në banesën e fundit.

Afrim Bunjaku humbi jetën si pasojë e një su.lmi të kryer nga një grup personash të ar.ma.tosur në veri të Kosovës.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe këngëtari Luiz Ejlli, i cili i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

Pavarësisht se sot kisha një ditë plot me ngjarje dhe ndava me ju momente të këndshme për mua, nuk mund të lë në harresë e pa kthyer sytë nga Kosova jonë. Sot u v.ra një polic, baba i tre fëmijëve, por rrethanat e ngjarjes na vrasin në shpirt të gjithëve. Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët dhe Kosova nuk ka qenë e nuk do të jetë asnjëherë vetëm“, shkruan Luiz Ejlli.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shpalli 25 Shtatorin ditë zie në nderim të policit Afrim Bunjaku. / Labyrinth

Screenshot nga postimi i Luiz Ejllit

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *